Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka arrestuar të dyshuarin S.G. të lëindur më 1976 për posedim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave
psikotropike.
Pas kontrollimit të disa lokacioneve të dyshuara, tek i dyshuari është gjetur një sasi prej 32 kilogramësh marihuanë, të ndarë në dy çanta.
Në konsultim me kryeprokurorin e shtetit në Ferizaj i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa, në një operacion tjetër, të koduar me emrin “Ura” njësitet policore kanë vënë në pranga tre të dyshuar për import, eksport, furnizim, këmbim dhe shitje të armëve dhe mjeteve plasëse.
Të arrestuarit, M.S. i lindur më 1972, J.G. i lundur më 1982 dhe Sh.K. i lindur më 1974 janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.