Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë me urdhëresë të Prokurorisë së Shtetit ka shpallë në kërkim personin që dyshohet se e vrau vëllanë e tij M.G (54 vjeçar) në fshatin Tërbovc të Lipjanit më 14 korrik.

Personi që është në kërkim është më poshtë:

EMRUSH (BAJRAM) GASHI (1960)

Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen apo çfarëdo informacioni tjetër që lidhet me rastin ta njoftojnë policinë në numrat 192 si dhe 044 506 091.