Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e vendit të ndihmojnë në gjetjen e Hetem Dedajt, i zhdukuri nga Podujeva para gjashtë ditësh, raporton Llapi.info
Deri më tani kërkimet policore nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj Policia ka apeluar që kushdo që e sheh personin në foton e mëposhtme të lajmërojë organet kompetente.
“Ju njoftojmë se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve. Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë. Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llap.info