Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e dy personave të cilët dyshohen për përfshirje në një rast “Vjedhje e shërbimeve”.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur me datën 19 korrik 2024 në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e shërbimeve, që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë”, thuhet në njoftim.