Screenshot

Policia e Kosovës në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar Bardhyl (Florim) Prekorogja.

25-vjeçari nga fshati Busavatë e Kamenicës kërkohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës.