Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 19-vjeçares së zhdukur, Viktorija (Gjergj) Gojani.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është: VIKTORIJA (Gjergj) GOJANI e lindur me 10.05.2003 në Beograd-Serbi“, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.