Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar një person i shpallur në kërkim e që është dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Zjarrvënie” të ndodhur më 24.08.2023, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, ka shkruar policia.
Policia tha gjithashtu se “vlerësojmë lart bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”.