Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, dhe dega Deçan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi i kërkuar nga Policia është Nderim Haklaj, i lindur me 29.12.1986 në Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Zjarrvënie”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, njofton Policia.