Rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm, një autobus i linjës Prishtinë-Podujevë, është kapluar nga flakët.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nga ky incident nuk ka asnjë person të lënduar, transmeton Llapi.info.

Zëdhënsja Ahemti tha se zjarri në autobus u shkaktua si pasojë e një problemi teknik teksa përfundoi se rasti është duke u hetuar.