Gjatë ditës së djeshme, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Oseku, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar – Hani i Elezit, me arsyetimin nga Policia se ka qenë në listën e ndalesave.
Lirohet Frasher Oseku
Sot, Policia e Kosovës njoftoi se ai është arrestuar pasi me datë 6 gusht të vitit 2017, ai ka përdhosur flamurin e Kosovës.
“Me 08.06.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar me nënshtetësi Suedeze , nën dyshimin se i njëjti me datë 06.08.2017 në orën 14:25, kishte keqpërdorur flamurin e R. së Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.