Zyrtarët e Planit Operativ Siguria në Shkolla kanë arrituar ta identifikojnë nxënësin e shkollës së mesme teknike në Podujevë i cili kishte postuar një fotografi në rrjetin social Facebook me një armë zjarri të llojit Kallashnikov AK-47, njofton Stacioni Policor në Podujevë, përcjell Llapi.info.
Policia pas konsultimit me prokurorin është bërë edhe bastisja e shtëpisë ku banon i dyshuari me ç`rast edhe është gjetur dhe konfiskuar arma e cekur.
Policia njofton se aktivitete të ngjajshme do të zhvillohen tutje me qëllim të ofrimit të sigurisë në shkolla./Llapi.info