Dje nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Prishtinë, në tri raste të ndara janë konfiskuar pesë armë zjarri, një armë e ftoftë (thikë), një sprej si dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave te ndryshëm. Për këto raste janë arrestuar katër persona, njofton policia.
Aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit të Lipjanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar:
R. G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar:
një revole me gaz Magnum 9 mm
një revole e tipit TT 7.62 mm
një armë e ftoftë ( thikë) si dhe
66 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërsa dy rastet e tjera të konfiskimit të armëve, janë iniciuar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Për këto dy raste, njëri në rrugën ,,Johan V. Han’’ dhe tjetri në rrugën “Tirana” në Prishtinë janë arrestuar tre persona të dyshuar:
G. A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar:
një revole me gaz e tipit Zoraki
një sprej si dhe
një karikator me 5 fishekë. (rr. ,,Johan V. Han’’)
E. K, mashkull, 49 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar:
një revole e kalibrit 7.65 mm si dhe
një karikatorë me 5 fishekë. (rr. ,,Tirana’’)
N. S, mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar:
një revole e kalibrit 6.35 mm si dhe
një karikator me 3 fishekë. (rr. ,,Tirana)
Ndaj të gjithë personave të dyshuar, janë iniciuar rastet Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve.
“Që nga një janari i vitit 2018 deri sot, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 135 armë, 1249 municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 126 raste Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve”, njoftoi policia,