Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të pijeve joalkoolike në vlerë prej 6 mijë e 650 euro.
Këto pije u konfiskuan në veturën e të dyshuarit nga komuniteti serb.
I dyshuari po ashtu dyshohet se e ka kaluar kufirin ilegalisht.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.