Një mosmarrëveshje ka ndodhur në orët e vona të së dielës në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, mosmarrëveshja ka ndodhur në një kafiteri, me ç’rast pas kontrollimit janë konfiskuar një boks hekuri dhe një thikë.
“Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë 08.03.2020-23:45. Pas marrjes së një informate për një mosmarrëveshje në një kafiteri njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë kontrollit në atë kafiteri ka gjetur dhe ka konfiskuar një boks hekuri dhe një thikë. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara femër kosovare, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti i cili do të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info