Një 51-vjeçar nga Podujeva është arrestuar nga policia shqiptare në rrugën Elbasan -Peqin, ndërsa janë sekuestruar edhe 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT, njofton Llapi.info
Llapjani u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.
Lexo edhe: Arrestohet në Shqipëri llapjani që trafikonte armë nga Serbia në Kosovë dhe Shqipëri
Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.
Ndërkaq, dje Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe fishekë.
“Podujevë (NN) 13.08.2019-14:30. Është raportuar se pas pranimit të një informate përmes ILEC-u nga shteti i Shqipërisë, se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar në flagrancë duke shitur armë, Njësiti i Hetimeve të Krimit të Organizuar gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar 293 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,, një kuti me pajisje për pastrimin e armëve dhe një pushkë gjuetie me 17 copë fishekë me leje, në emër të prindit”, thuhet në njoftimin e Policisë./Llapi.info