Zyrtarë të Policisë së Stacionit të Podujevës kanë mbajtur sot një ligjeratë vetëdijësuese në Shkollën Fillore “Xheladin Rekaliu” dhe në shkollën “Ibrahim Rugova” në Podujevë, njofton Llapi.info. Tema e ligjeratës ishte:“Trajtimi i rasteve të ngacimimeve seksuale”.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, njëherësh Kordinator i Njësive në Stacionin Policor në Podujevë, Fadil Babatinca, në fillim u mësoi nxënësve të të dyjave shkollave për dallimin mes përdhunimit dhe dhunimit.

Ai tha se përdhunimi është në rastet kur ngacimimi ndodh te moshat e rritura pa miratimin e tyre, ndërsa, dhunim janë ato raste kur personat nën moshën 16-vjeçare kryejnë marrëdhenie seksuale edhe nëse kjo ndodh me miratimin e të dy palëve prap cilesohet si vepër penale.
Edhe dhunimi, edhe përdhunimi janë vepra penale dhe që të dyja ndëshkohen me ligj.

Babatinca tha se ngacimimet seksuale ndodhin te të dy gjinitë dhe te të gjitha moshat. Ato mund të bëhen në grup, kur një grup ngacmon një grup tjetër, por edhe përmes internetit (rrjeteve sociale).

“Është e udhës që këto raste të lajmërohen. Ka shumë raste që janë lajmëruar në polici, por ka edhe shumë të tjera që nuk janë lajmëruar. Lajmëroni rastet sepse Policia e Kosovës i ka pjesëtarët në të gjithë vendin”, ka thënë Fahri Babatinca, përcjell Llapi.info.

Ai bëri të ditur se për të gjitha ngacmimet është infrastruktura ligjore që i rregullon këto çështje.

Ligjeratat e tilla në shkollat e Podujevës kanë filluar dje të mbahen dhe do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme./Llapi.info

13120644_10206025491452051_1232798534_o
13078087_10206025492172069_1247904509_o

13084051_10206025491772059_720113420_n
13120526_10206025491652056_1503252709_o

ligjerata

ligjerata2