Disa vetura të sigurimit të afërt të Vuçiqit kanë mbetur të bllokuar për disa orë në fshatin Banjë të Skenderajt.
Protestuesit me marrëveshje me Policinë e Kosovës e kanë liruar rrugën, raporton KTV.
Nën përcjelljen e Policisë se Kosovës mbrojtja e Aleksandar Vuçiqit është larguar për në veri të Mitrovicës.
Mësohet se disa vetura kanë qenë edhe të ekipeve të mediave serbe.