Në Ratkoc të Rahovecit ka ndodhur një kanosje ndaj dy punëtorëve të KEDS.
Siç ka njoftuar policia, në mesditën e djeshme, i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka kanosur me armë zjarri dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë punëtorë në KEDS derisa ishin në kryerje të detyrës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, rasti është hapur për kanosje.