Për nder të përvjetorit të shtatë të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, Policia e Kosovës sot ka mbajtur disa aktivitete për nder të veprës dhe heroizmit të tij.
Përveç vendosjes së luleve te lapidari i heroit në kompleksin e Drejtorisë së përgjithshme të Policisë në Prishtinë, homazhe janë bërë edhe te varri i heroit në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.
Me këtë rast ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë, Naim Rexha, ka vizituar familjen Zymberi.
Rexha potencoi se Policia e Kosovës si gjithnjë, edhe tani e tutje do t’i respektojë dhe do t’i nderojë veprat sublime të të gjithë zyrtarëve policorë të rënë në detyrë në mbrojtje të rendit dhe ligjit.