Policia e Kosovës edhe sot ka vazhduar me rregullat strikte të saj. Për shkak të parkingut në vend jo të duhur, ata sot i konfiskuan lejen e vozitjes një personi i cili kishte parkuar në vendkalim për këmbësorë në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç shihet edhe në video, policia ia konfiskon lejen e vozitjes shoferit të veturës së tipit ‘Golf4’ i cili më pastaj është përcjellë për në Stacionin Policor në Podujevë.

Kujtojmë se gjatë ditëve të kaluara në Podujevë, policia kishte konfiskuar edhe leje tjera shoferëve të cilët kishin parkuar në trotuare dhe vende jo të duhura në qendër të qytetit./Llapi.info