Policia e Podujevës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një veturë në fshatin Dumnicë, e cila ishte shmangur nga tarifat doganore, raporton Llapi.info.
“Dumnicë, Podujevë 02.05.2021-16:00. Nga njësiti policor është ndaluar automjeti Polo me targa gjermane qe drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit te dokumentacionit është vërejtur se automjeti nuk ishte i doganuar. Automjeti është konfiskuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Llapi.info