Policia e Podujevës edhe sot ka vazhduar me aksionin për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike të bllokuara nga veturat e parkuara, njofton Llapi.info
Madje Policia njërit që e kishte të parkuar veturën në trotuar siç shihet në video është gjobitur dhe i është konfiskuar edhe patentë shoferi.
Mirëpo edhe përkundër aksionit, qytetarë të shumtë vazhdojnë të i frekuentojnë veturat në trotuar.
Me këtë aksion Policia e Podujevës do të vazhdojë edhe ditët tjera në vendet ku pengohet lëvizja e lirë e këmbësorëve.
Ndërkohë ditë më parë Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë, ka larguar edhe shitësit e pemëve dhe perimeve që ishin në trotuar duke i bartur në Tregun e Gjelbër./Llapi.info