Policia e Podujevës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në fshatin Pollatë të Podujevës, i cili po transportonte dru paligjshëm, raporton Llapi.info.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, automjeti me dru është konfiskuar, ndërkohë masa drusore është dërguar në deponinë e pylltarisë.
“Fsh. Pollatë, Podujevë 24.04.2021-14:30. Njësitet policore kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte duke transportuar drunjë, pa dokumentacion të rregullt përcjellës. Masa drurore është dërguar në deponinë e pylltarisë në Podujevë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili rekomandon që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info