Foto Ilustrim

Disa pronarë të lokaleve në rrugët e qytetit të Podujevës duket se s’i kanë marrë seriozisht vendimin e Qeverisë për mbyllje të lokaleve në kohë pandemie, shkruan Llapi.info.

Kësisoj, Policia ka vazhduar me aksionin për mbyllje që e nisi ditë më parë. Pas disa rasteve në javën e kaluar, edhe dje Policia ka intervenuar në ato lokale që po vazhdonte puna.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë 23.03.2020 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ,është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra. Me vendim të prokurorit, rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Rr. Skënderbeu, Podujevë 23.03.2020 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 23.03.2020 – 18:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendimet e marra lidhur me pandeminë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info