Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, nesër në ora 09:00 në objektin e Shkollës Fillore “Shaban Shala” në Podujevë do të mbajë ligjeratën me temën “Trajtimi i rasteve të ngacmimeve seksuale’’, njofton Llapi.info.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës.
Ligjerata është pjesë e projektit që ka shtrirje në të gjitha rajonet policore, në disa qytete apo konkretisht nëpër shkolla janë duke realizuar ligjërata me zyrtarë policorë të sektorëve të hetimeve dhe të komunitetit, me qëllim të vetëdijesimit të nxënësve lidhur me ngacmimin seksual./Llapi.nfo