Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24-orëve të fundit në rrethana të dyshimta.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që kanë çuar te vdekjet e tyre.

Një rast sipas policisë ka ndodhur në Prishtinë, një në Fushë-Kosovë, një në Dragash dhe një në Pejë.

Njëoftimi i policisë:

Prishtinë 25.08.2024-14:00. Dy dëshmitare femra kosovare kanë njoftuar se klienti i tyre viktima mashkull shtetas i huaj gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore. Njësiti emergjencës ka dalë në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Fushë-Kosovë NN. Më datë 25.08.2024 është raportuar se është gjetur i shtrirë në një rrugë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Dragash 25.08.2024-20:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Pejë 25.08.2024-14:50. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.