Screenshot

Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Krasniqi nga Klina. Djali i tyre, Melosi, ka ndërruar jetë.

I riu kishte diplomuar vetëm pak ditë më parë në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Ai është gjetur i vdekur në një shtëpi në Banullë të Lipjanit

Rasti është raportuar sot në mëngjes, ndërsa atje menjëherë kanë shkuar Policia bashkë me Ambulancën.

I riu është gjetur i shtrirë pas shenja jete në një dhomë. Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vend të ngjarjes.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.