Jo rrallëherë edhe zyrtarët policorë thyejnë rregullat e komunikacionit përderisa s’janë në intervenim, shkruan Llapi.info.

Të njëjtit shpeshherë raportohen për tejkalime të shpejtësisë, por tejkalimet bien ndesh me rregullat e trafikut.

E një rast i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Në bazë të pamjeve që kanë dërguar lexuesit e portalit Llapi.info, shihet vetura e Policisë duke kryer tejkalimin në vijë të plotë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës nëpërmjet komunikatave për medie ka apeluar për kujdes të shtuar dhe përmbajtje të rregullave në trafik për të gjithë pjesëmarrësit./Llapi.info