Stacioni Policor në Kodrën e Trimave është i vendosur në kontejnerë, ku policët punojnë tash e 21 vjet.

Klanit nuk iu lejua të xhirojë brenda, por nga afër kushtet e punës gjatë vizitës aty i panë anëtarët e komisionit për çështje të Sigurisë.

Me kërkesën e tyre, stacioni i improvizuar për shkak të gjendjes së keqe u inspektua nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila më 10 mars mori vendim që stafi të dislokohet nga ai objekt, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, ky vendim i AUVK nuk është zbatuar ende.