Një person është arrestuar për dhunë në familje në fshatin Livadicë të Podujevës.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është sekuestruar një AK-47 dhe municion.

Ai është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje , sekuestrohet një armë zjarri

Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi është realizuar në fshatin Livadicë të Podujevës, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.

Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar:

– një armë zjarri AK-47 dhe municion.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.