Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë pa leje në një shtëpi në fshatin Shajkoc të Podujevës, njofton Llapi.info.

“Fsh. Shajkoc, Podujevë 29.02.2020 – 10:42. Nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar është sekuestruar një pushkë e gjuetisë të cilën e kishte mbajte në shtëpi në mënyrë ilegale. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia e Kosovës në raportin e përditshëm./Llap.info