Mëngjesin e sotëm Policia e Suharekës ka kryer bastisje në një shtëpi dhe në objektet rreth shtëpisë në fshatin Dragaqinë. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri armë:Një pushkë gjysmë automatike(njëzetëshe) me 110 fishekë të kalibrit 7.62mm, një pushkë gjahu e llojit “Escort” me katër fishekë dhe një pistoletë “KOMPAKT” me 7 fishekë 9mm.
Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të ndiqet sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari është liruar.
“Po ashtu, sot, rreth orës 09:40 minuta në një pikë kontrolli në rrugën “Tirana” në Prizren, një patrullë e Trafikut Rajonal e ka sekuestruar një pistoletë e cila ishte gjetur në veturën e të dyshuarit. Pistoleta është e llojit “ZORAKI” me dy fishekë. I dyshuari i këtij rasti është mbajtur në polici për 6 orë e më pas është lënë i lirë”, njofton policia.