Artistja e njohur kosovare, Eliza Hoxha, do të jetë pjesëmarrëse në festivalin e përbashkët që mbahet në Beograd ‘Mirdita, Dobar Dan”.
Mirëpo, gjatë hyrjes në territorin e Serbisë nga kufiri në Merdare, Hoxha është maltretuar nga policët serbë të cilët ia kanë kontrolluar në detaje materialet që ajo bartte.
Thuhet se një fotografi e Hoxhës që përmbante mbishkrimin UÇK dhe katalogu i saj janë ndaluar nga policia kufitare serbe.
“Arti nuk njeh kufi? Ne k’to momente cfar malltretimi
po i behet Eliza Hoxha”, ka shkruar fotografi Arben Llapashtica i cili është bashkë me Eliza Hoxhën në autobusin që shkon drejt Beogradit.