Rreth orës 19:40 minuta në magjistralen Prishtinë – Podujevë, është parë një veturë e Policisë së Kosovës teksa po shkelte rregullat e komunikacionit.
Në videon që ka ardhur nga një lexues në redaksin e portalit llapi.info shihet se si policia ka ndezur sinjalizuesit vetëm në momentet kur ka dashur të bëjë tejkalime, për pa e ndezur alarmin. Ndërsa, në momentin kur është rënditur në kolonën e veturave ajo ka fikur sinjalizuesin. Kjo tregon se nuk ka pasur ndonjë rast urgjent, vetëm se policia nuk ka mundur të pres në rradhën e gjatë të automjeteve.
Lexuesi tregon se një gjë e tillë ka ndodhur disa herë.
Përveç kësaj, tejkalimet që i ka bërë policia, i ka bërë në vijë të plotë e një gjë e tillë sipas rregullave të komunikacionit është e ndaluar.
Këto “manovrime” të Policisë së Kosovës kanë rrezikuar komunikacionin në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç të Podujevës, në afërsi të vendit të njohur si “Kulina”./Llapi.info