Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua si të dyshuar dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.

Njoftimi i plotë:

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 13 korrik 2024- Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Qendra në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarës së shpallur në kërkim.

I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.