Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 21:00 kanë pranuar informatën se në rrugën “Hamëz Jashari”, saktësisht në Parkun e Qytetit, për një rast prishje e rendit dhe qetësisë publike, ku po mbahej një tubim/ manifestim i paparalajmëruar.
Fillimisht nga zyrtarët policor u është tërhequr vërejtja pjesëmarrësve dhe është kërkuar nga ta që të festojnë në mënyrë të qetë, mirëpo ankesat prej qytetarëve për prishje të rendit dhe qetësisë publike janë pranuar përsëri në polici.
Me të dalë në vendin e ngjarjes për të dytën herë , policia dhe prokurori kujdestar, janë ballafaquar me veprime të dhunshme dhe sjellje agresive nga disa persona të dyshuar. Për të mbajtur nën kontroll situatën si dhe për të kontrolluar sjelljet agresive të disa personave, zyrtarët policor kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore. Gjatë intervenimit policor tetë zyrtarë policor kanë marrë lëndime dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i duhur mjekësor.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar:
Sh, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
M, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
D, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Sh, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
M, mashkull, 24vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Sh, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,