Policia e Kosovës vetëm në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 168 tiketa ndaj personave që nuk i respektuan masat e Qeverisë ndaj COVID-19.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 123 tiketa ndaj vozitësve që nuk i respektuan shenjat e trafikut.

Po ashtu janë arrestuar 25 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit.