Policia e Podujevës ka vazhduar aksionin kundër organizimit të skemave piramidale, ku me ç’ rast janë arrestuar disa persona, njofton Llapi.info.
Një prej tyre u arrestua dje rreth orës 15:00 në këtë komunë. Sipas PK-së, i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar bastore sportive.
Si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një printer, disa tiketa të shtypua dhe 60 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje.