Si ndihen Politikanët në konfrontacion me zgjedhjet

Dr. Dr. med. Halil Krasniqi përshkruan psikologjinë e sjelljes dhe stresin e politikanëve në pragun e zgjedhjeve

Fushata zgjedhore është stres i vecantë për politikanët. Ata jetojnë nje ditë 16-orëshe, janë vazhdimisht nën vezhgim dhe nuk flejn mjaftueshëm, Disa prej tyre përpiqen të buzëqeshin stresin duke menduar se e largojn atë. Kjo qëndron ne faktin se trupi tenton ta bën stresin te durueshem duke liruar Endorphine te ashtuquajtura Hormone të lumturise.
Keto lirohen nga Organizmi kur Politikanet shprehin dashurin e tyre per te fituar dhe me kete edhe trupi ndihmon qendrimin psikologjik dhe liron keto hormone. Ky fenomen ndodh edhe me vrapuesit e Maratonit, tregon Dr. Dr. Krasniqi kirurg dhe Psikoterapeut klinik dhe coach motivacioni.

Politikanët janë të vetëdijëshem se cfarë dëshirojn ata dhe tërë aktiviteti jetësor
përqëndrohet në politikë. Ata e akceptojn se asnjëherë nuk e largojn këtë qëndrim në jetën e
tyre.
Në vendet Evropiane politikanët fillojnë aktivitetin e tyre heret dhe me pozita të ulëta
por gradualisht (peu á peu) ngriten lartë dhe mesohen ta përballojn stresin më lehtë.
Ngarkmet psiqike te politikanëve mund të shpiejn deri te konsumi i substancave të ndryshme
qetësuese dhe relaksuese. Të njejt si grupet e profesioneve të tjera me faktorin e larte te
stresit.
Metutje thekson Krasniqi: Politikanët qëndrojn në qendër të vemendjes dhe në përgjithësi
kann një funksion Modeli të personalitetit shoqëror. Ata duhet ti përshtatën dhe ti përgjigjen
dhe përmbushin të gjitha pritjet extreme të shoqëris dhe popullatës. Ata duhet te jenë
shumë korrekt dhe të moralshem, të sillen cdo herë dhe në cdo rast të ndershëm. Nuk duhet
të lejojn vehten e tyre të bejn gabime.
.
Këtë presion nuk mund ta përballlë cdonjëri nga ta.
„Zakonisht është shume e rëndesishme forma tjeter e menaxhimit të stresit e cila duhet të
mësohët. Këtë e verteton nje studim nga Münster i Gjermanisë. Kjo studie vertetoi faktin
shkenctarisht se personat te cilet ushtrojn profesionin e tyre, në fazat e karrieres së tyre
përvetësojn Strategji të shumta për ti zgjedhur problemet ballafaquese. Sa më e gjatë është
përvoja profesionale aq më lehtë zgjidhen problemet dhe strei është shumë më i vogël. Por,
Ai i cili lirohet shumë shpejt nga situatat e vështira, kam ë shumë kohë për ta menagjuar
problemin tjetër.

Dr. Dr. Halil Krasniqi, Ansamblist (Partia politike e pamvarur – FWW-) ne politiken Komunale Pforzheim, Gjermani

Edhe përjetimi i zemërimit të ruan nga zhgënjimi

Mirëpo si mund ta kuptojm strategjinë me te cilën politikanët ulin stresin e tyre? Politikanët e
mëdhenj si Helmut Kohl i cili ishte disa periudha Kancelar i Gjermanis, Franz Josef Strausß
dhe shume të tjere, dëbonin zemërimin e tyre vazhdimisht me shpërthime emocionale në
ajër d.m.th. të shprehin në formen verbale mendimin e tyre në konversacion me
kundërshtarin edhe nëse kjo është fyese. „ Një sjellje e tillë është e thyer dhe mbrojtje
vetjake por ka një qëllim: Kur njëriu menjëherë, ndërkohë përjeton Stres dhe zhgënjim
athere shkaktojnë këta faktorë shumë pakë dëmtime shpirtërore.;
„Përjetimi i zemërimit është hapi i parë dhe i fuqishëm i mbrojtjes nga zhgënjimi“ tregon Dr.
Dr. Krasniqi „ Kjo sjellje nuk është cdo herë e hijeshme për mjedisin dhe nuk duhet të
përseritet shpesh por në situata të vecanta vlerësohet si egoizëm i shëndoshë.
Duhet ta ceku se kjo nuk duhet të jete strategjia e vetme dhe parësore për ta menaxhuar
stresin

Tani vendi i jonë është në pragun e zgjedhjeve dhe konfrontacionet verbale ne frakcione dhe
parti politike mund të jenë të ashpëra por te kuptuara për popullatën. Eshtë në pyetje posti i
kryeministrit të shtetit dhe shumë pozita tjera politike të cilat luajn një rol të rëndeshishëm për
ardhmërin e Kosovës dhe popullatës së saj. Prandaj cdo konfrontim verbal me argumente të
aftësis politike për të qeverisur është e mirëseardhur për qytetarët dhe shtetin. Sipas mendim
tim duhet zgjedhur më të aftin politikanin profesional me njohuri evropiane dhe bagazh të
intelektit qeverises i cili e don shtetin dhe popullin e tij.

.

Politikanët në pozitat e larta vjetërohen shpejt

Në përgjithësi nuk duhet regjeneruar vetem shpirti por edhe trupi. Stresi, pafuqishmëria dhe ushqimi jo i shëndoshë nuk kalon pa lënë gjurmë shëndetësore te politikanët. Shkencëtarët e Univerzitetit Harvard kontrolluan në studimet e tyre se a vjetersohen Politikanët në pozitat e lartra më shpejtë. Përgjegja e tyre ishte po. Udhëheqësit shtetëror Shefat e shtetit, vdesin mesatarisht 2,7 vite më heret sesa konkurrentet e tyre për pozitën e njejtë. Momentet e pushimit dhe relaksimit janë shumë të rëndësishme për politikanet me pozita politike të fuqishme.

Në ditët e gjata dhe të ngarkuara alternativ e pushimit është edhe Powernaps(gjumë i shkurtër) brenda ditës. Në këtë mënyrë mund të fitohet energji e mëtutjeshme për ta kaluar ditën.