Disa politikanë nga jugu i Serbisë janë duke u përpjekur të manipulojnë me ndjenjat e pakicës shqiptare me qëllim të vendosjes së ‘balancës artificiale lidhur me gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovë’.
Kështu ka bërë të ditur Brankica Jankoviq, komisionere për Mbrojtje dhe Barazi. Ajo ka theksuar se kjo lidhet me politikën aktuale në kërkim që ta përshpejtojnë atë që e quajnë zgjidhje.
Sipas Jankoviq, kjo është e rrezikshme për shkak se këto deklarata synojnë të inkurajojnë ndarjet dhe armiqësinë, përcjell lajmi.net.
“Serbia është në monitorim ndërkombëtar dhe çdo devijim do të përbënte një pengesë të re. Qëndrimi ndaj pakicave është një çështje shumë e ndjeshme”.
Tutje, Jankoviq ka thënë se përfaqësuesit e pakicave në Serbi ankohen edhe për shkak të punësimit pasi mendojnë se janë të diskriminuar.
Ajo ka shtuar se fjalimet e disa politikanëve vetëm për të rënë në sy janë diskriminuese dhe të papranueshme.