Shefi i diplomacisë polake, Jacek Czaputowicz tha se vendi i tij kundërshton me vendosmëri idetë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse sikurse edhe pjesa më e madhe në Bashkimin Evropian konsideron se konfliktet e Ballkanit nuk mund të zgjidhet duke ndryshuar kufijtë.
“Qëndrimi i Polonisë për këtë çështje është me vendosmëri negativ. Ne besojmë se kufijtë në Evropë janë të pandryshueshëm, sepse nuk është e mundur të zgjidhen konfliktet në Ballkan në këtë mënyrë. Qëndrim të ngjashëm kanë edhe shumica e ministrave të jashtëm në Bashkimin Evropian. Prandaj, sa i përket Polonisë një temë e tillë nuk është në agjendën politike”, citohet të ketë thënë Czaputowicz, në takimin e shefave të diplomacive të vendeve të Procesit të Berlinit në Varshavë.
Siç transmeton “Beta” duke cituar “TVN24”, ministri i Jashtëm i Polonisë ka nxitur ministrat e që kontestet dhe mospajtimet afatgjate mund të zgjidhen me marrëveshje, siç ishte rasti i marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, lidhur me emrin e vendit.
Shefi i diplomacisë polake paralajmëroi se çështja e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor është edhe çështje etike është me interes të vetë BE-së.
“Kjo është një lloj i sfidës morale, detyrim moral, për shkak se këto vende janë në Evropë dhe kanë të drejtë të presin që ato do të pranohen në BE”, tha Czaputowicz, përcjell Telegrafi.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se do të dëshironte që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke respektuar interesat e tyre dhe interesat e partnerëve të tyre, të kërkojnë zgjidhje për probleme të vështira.
“Dora e BE-së u është ofruar këtyre vendeve dhe mendoj se është e drejtë që këtyre vendeve t’iu hapet perspektiva e anëtarësimit. Përndryshe, ato do të ktheheshin në sfera të tjera, gjë që nuk është në interes të BE-së”, tha Maas.
Mass vlerësoi se çështjet e hapura dhe pajtimi janë një nga temat e rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.