Fshati Popovë i Komunës së Podujevës dita-ditës po vazhdon të braktiset nga banorët, shkruan Llapi.info.

Për këtë braktisje të fshatit më së miri flet qetësia që të shoqëron që nga hyrja në të.

Popova, dikur njihej si fshati më i madh në Komunën e Podujevës me një numër të madh të shtëpive dhe familjeve, por që sot kanë mbetur vetëm tre lagje.

E, stina e pranverës i ka sjellë gjallërinë këtij fshati, ku shtrihet edhe lumi Kaçandoll.

Këtu është kulla dhe varri i Hys Popovës, bashkëluftëtari i Azem Bejtës, derisa siç thonë banorët, se të parët ua kishin treguar se në këtë kullë ishte ngritur flamuri shqiptar përpara se të ngrihej në Vlorë./Llapi.info