Policia e Kosovës ka ndaluar një serb në Bistricë, pasi kishte postuar fotografi me armë në rrjete sociale.
Bëhet fjalë për një burrë nga Leposaviqi, që në Facebook kishte postuar fotografi me pushkë automatike.
Këtë për Kossev e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
“Në shtëpinë e tij në Leposaviq është duke u kryer një kontroll për të kërkuar armën që ishte në fotografi”, ka thënë ai.