Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar te Podujevës, Ajet Potera, ka thënë në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum, se i ka hy garës me qellimin e vetëm, qysh thote ai, “me çue n’shpi Agim Veliun”, kryetarin aktual te Podujevës.
Potera ka demantuar akuzat e kryetarit Veliu për dezertim nga lufta.
“Ai duhet të kerkojë falje publike për këtë shpifje, sepse e din mirë të vërteten për mua”, ëshhtë shprehur Potera, shkruan Rrokum.TV
Ndërsa, është shprehur i habitur me heshtjen e disa bashkëluftarëve të tij rreth kësaj çështje.
Potera e ka quajtur mashtrues Agim Veliun
“Ai i ka mashtruar krejt shtresat, vetem për shkak të interesave të
ngushta”, thotë Potera.
Ai shprehet i bindur se me 22 Tetor, qytetarët e Podujevës do ta ndryshojnë pushtetin në këtë komunë.
“Qytetarët e dijnë se nuk ka qeverisë LDK’ja, por klani i Agim Veliut”, ka theksuar Potera.
Kandidati i VV’s për kryetar të Podujevës zotohet se me qeverisjen e tij do të eleminohet klientelizmi dhe nepotizmi.