Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje , dega Podujevë, Ajet Potera ka reaguar në lidhje me punimet intensive të Komunës së Podujevës kohëve të fundit.
Ai në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook ka thënë se nxitimi për këto punime bën që punët të kryhen shkel e shko, e sipas tij kjo paraqet gjendje paniku.
Kjo dëshmon se pushteti mund të punoj por nuk ka vullnet dhe gatishmëri dhe për këtë arsye punon vetëm para fushatës, sa për vota e kjo veç i irriton qytetarët e Podujevës dhe ndikon tek ta me efekt të kundërt, ka shkruar Potera.
Postimi i plotë:
Gjendje paniku, punimet në terren nga KK i Podujevës!
Ky nxitim i bënë të kryejnë punë shkel e shko!
Shtrohet pyetja ku ishin qe 3 vite?
Kjo tregon që pushteti mundet të punoj por nuk ka vullnet dhe gatishmëri. Punon vetëm para fushatës, veç para zgjedhjeve sa për vota, kjo veç sa do ta irriton qytetarin tonë dhe do të ketë kontra efekt.
…Ju vazhdoni të punoni deri me 22 tetor se e keni përgjegjësi dhe obligim dhe ajo është taksë e qytetarit, që ju paguan pagën dhe projektet…