Kandidati i lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nuk do ta shfrytëzojë veturën e kryetarit jashtë orarit të tij të punës. Përveç kësaj, ai ka thënë se ajo veturë nuk do të shfrytëzohet as edhe për ndonjë punë private.
“Ne nuk do ta përdorim veturën jashtë orarit apo për ndonjë punë private për arsye se paga e kryetarit është 7 herë më shumë se paga minimale që është në Kosovë”, tha Potera.
Nga ana tjetër edhe kandidati i LDK- së, Agim Veliu tha se shfrytëzimi i veturës së kryetarit është i rregulluar me udhëzim të veçantë administrativ dhe tha se atë veturë nuk do ta shfrytëzojë për qëllime private personale.
Kohë më parë Veliu ishte fotografuar në kufi me Shqipërinë me veturë zyrtare duke u kthyer nga pushimet verore./Llapi.info