Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka paditur për shpifje kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 22 tetorit, Ajet Potera.
Avokati i Veliut, Besnik Berisha, ka konfirmuar se padia është për “deklarimin e Ajet Poterës, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, të datës 10 tetor 2017, i cili në mes tjerash kishte deklaruar se Agim Veliu kishte marrë haraç për dhënien e një leje të biznesit”.
Potera: Veliu mori 34 mijë euro për lejen e një biznesi që nuk u bë
“Agim Veliu i cilëson këto deklarime si të pavërteta, tendencioze dhe me qëllimin e vetëm për të dëmtuar reputacionin e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Veliu pret nga Gjykata që të aprovojë kërkesëpadinë si të drejtë dhe të ligjshme brenda një afati kohor te arsyeshëm”, ka thënë Berisha.