Kandidati për Kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ka thënë prioritete të tij në rast të ardhjes në pushtet janë arsimi, shëndetësia dhe bujqësia, njofton Llapi.info.
Potera tha se qytetarët e Llapit më në fund i kanë përqafuar ndryshimet për Podujevën, dhe se e kanë kuptuar drejtë demokracinë.
Ai hodhi akuza ndaj kryetarit aktual të kësaj komune, Agim Veliut, për të cilin tha se qytetarët e Llapit kanë mundur ta takojnë vetëm me lidhje, të hyjnë në punë dhe të fitojnë tenderë vetëm me lidhje.
“3 vjet vetëm ka fjetur”, tha ai për Veliun, në Magazinën Lokale të Klan Kosovës.
Tutje, Potera foli për programin e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, dhe tha se prioritet do të jenë arsimi, shëndetësia, bujqësia për të cilat tha se janë shkatërruar që 18 vjet.
Ndërsa sa i përket arsimit, Potera tha se punëtorëve do t’u kthehet dinjiteti, pasi që për ta është me rëndësi të nxjerrin arsim cilësor.