Ajet Potera nga radhat e “Lëvizjes Vetëvendosje” gjatë emisionit Tribunë Zgjedhore për Komunën e Podujevës u zotua se do të bëjnë një qeverisje që nuk është bërë më parë. Potera poashtu tha se qytetarëve do t’u kthehet dinjiteti. Po ashtu ai tha se prioritet ka arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.
Nepotizmi sipas tij ka arritur kulminacionin në arsim. Ai mes tjerash tha se arsimi është politizuar shumë në Podujevë. Dhe se me ardhjen e tyre në qeverisje do të ndryshojë gjithçka në Podujevë.