Kandidati i VV-së Ajet Potera për kryetar të Podujevës në debatin Koha Elektorale në KTV ka thënë se me ardhjen e VV-së në pushtet do ta shesin veturën e Agim Veliut, njofton Llapi.info.
Sipas Poterës, Veliu me këtë gjip bënë 4 herë në dite.
Por Veliu, tha se gjipi nuk do të shitet sepse ai është blerë në vitin 2010.
Veliu shpesh herë ishte kritikuar për shpenzime të shumta me veturën e tij zyrtare duke lënë atë me orë të tëra të ndezur përballë komunës së Podujevës.
Ndërsa rastin e shitjes së veturave të kryetarëve të komunës e ka praktikuar edhe Shpend Ahmeti kryetar i Prishtinës i cili pas disa vite pasi që kishte marrë pushtetin, kishte arritur ta shiste veturën Audi Q7 të Isa Mustafës, ish kryetar i Prishtinës/Llapi.info/